Ndërlidhjet

Kim nuk shkon në Moskë


Lideri verikorean, Kim Jong-Un.

Lideri verikorean, Kim Jong-Un.

Kremlini ka bërë të ditur se lideri verikorean, Kim Jong Un, nuk do të shkojë në Moskë për ceremonitë e Ditës së Fitores më 9 maj.

Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, ka thënë se Kim “ka vendosur të qëndrojë në Phenjan” dhe se vendimi i tij lidhet me çështje të brendshme në Korenë e Veriut.

Zyrtarët rusë kanë thënë më herët se Kim ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 70-vjetorit të humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo do të ishte vizita e parë e Kimit jashtë vendit prejse ka marrë detyrën tre vjet më parë.

Shumë liderë botërorë nuk do të ndjekin ceremonitë në Moskë, në shenjë zemërimi me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG