Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret miratimin e MSA-së


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka mirëpriur lajmin për miratimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

“Hapi i radhës është që së shpejti të arrijmë te nënshkrimi i këtij dokumenti, që do formalizojë dhe përforcojë marrëdhënien në mes Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Komisioni Evropian ka miratuar sot, me procedurë të shkruar, Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën.

Sipas BE-së, synohet që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të bëhet gjatë verës, përkatësisht muajit qershor, ndërsa hyrja në fuqi e saj parashihet për fillimin e vitit që vjen.

XS
SM
MD
LG