Ndërlidhjet

Nikaragua lejon ndërtimin e stacionit satelitor rus


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Nikaraguas ka autorizuar krijimin e një stacioni tokësor për një rrjet satelitor të Rusisë.

Zyrtarët kanë thënë se baza në Nikaragua do të lejojë funksionimin e GLONASS-it, sistem rus i navigimit satelitor, i projektuar për të qenë ekuivalent me GPS-në e Shteteve të Bashkuara.

Sipas zyrtarëve, ai do të përdoret për qëllime paqësore.

Kundërshtarët e partisë së presidentit Daniel Ortega thonë se masa është shtyrë përpara pa u studiuar mirë.

Ortega ka pasur lidhje të afërta me Bashkimin Sovjetik kur ka qenë president në vitet 1980 dhe ka rritur bashkëpunimin me Rusinë prejse është kthyer në pushtet në vitin 2007.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar Nikaraguan vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG