Ndërlidhjet

logo-print

Miratimi i MSA-së, Mustafa falënderon BE-në


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës, ka mirëpritur miratimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

"Ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si mekanizëm kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së".

"Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë për të gjithë partnerët e Kosovës, për Bashkimin Evropian, për qeveritë e vendeve anëtare, për përkrahjen e tyre që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane", ka thënë Mustafa.

Miratimi i MSA-së është mirëpritur edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar.

XS
SM
MD
LG