Ndërlidhjet

Rusia ka ulur normën bazë të interesit në 12.5 për qind, nga 14 për qind, në përpjekje për të rritur ekonominë.

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se vendimi ka marrë parasysh “rreziqet e ulëta të inflacionit”.

Kjo është ulja e tretë këtë vit e normës bazë të interesit, pas rritjes së saj në 17 për qind në muajin dhjetor.

Rritja vitin e kaluar ka pasuar rënien me shpejtësi të rublës.

Rimëkëmbja e rublës këtë vit ka hapur rrugën për reduktim të normës së interesit, me qëllim që të nxiten aktivitetet ekonomike.

Ekonomia e Rusisë është goditur rëndë nga rënia e çmimeve të naftës vitin e kaluar dhe sanksionet e Perëndimit, që janë ndërmarrë për shkak të ndërhyrjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG