Ndërlidhjet

Kryeministri hungarez nuk dëshiron rikthimin e dënimit me vdekje


Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Zyra e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Hungaria nuk e ka në plan që të rikthej në fuqi dënimin me vdekje megjithë thirrjet kontraverse të Orbanit për nisjen e debatit që do të rikthente dënimin kapital/

Shefi i stafit të Orbanit, Janos Lazar, ka thënë më 30 prill, se kryeministri nuk e ka në plan që të rikthej ligjin për dënim me vdekje dhe se ai vetëm po sygjeron “një debat rreth rikthimit të dënimit me vdekje”.

Gjatë kësaj jave, Orban ka thënë se dënimi me vdekje duhet të “mbahet në agjendë” në Hungari, duke thënë se dënimet aktuale janë shumë të buta.

Komentet e Orbanit kanë nxitur reagime të ashpra nga zyrtarët e BE-së.

Shefi i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, e ka paralajmëruar se Ograni do të përballet me një “përleshje” nëse mendon të rikthej dënimin kapital në këtë shtet anëtar të BE-së.

BE e ndalon dënimin me vdekje në vendet anëtare të saj.

XS
SM
MD
LG