Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Ofrohet amnisti për ata që u arratisen nga shërbimi


Ushtarë irakianë - Arkiv

Ushtarë irakianë - Arkiv

Iraku iu ka ofruar amnisti personit të sigurisë që janë arratisur apo e kanë lënë shërbimin kur Shteti Islamik nisi okupimin e territorit irakian në pjesën veriore dhe perëndimore të Bagdadit, vitin e kaluar.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e kryeministrit, Haidar al Abadi, thotë se amnistria përfshinë ata që u arratisen, mungonin apo e kanë lënduar vetën me qëllim që t’i ikin shërbimit, nëse kthehen në shërbim brenda 30 ditësh.

Komunikata thoë se amnistia përjashton ata që kanë kryer krime kundër sigurisë shtetërore, korrupsion apo abuzim të ndikimit.
Së fundi, forcat irakiane të sigurisë kanë rimarrë kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit të okupuar me ndihmën e forcave pro qeveritare, Iranit dhe koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

XS
SM
MD
LG