Ndërlidhjet

Dënohen dy gra taxhike për trafikim të njerëzve


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në pjesën veriore të Taxhikistanit kanë dënuar dy femra me burg për trafikim me njerëz dhe detyrimin e femrave të tjera që të merren me prostitucion.

Gjykata ka thënë se të dy gratë, emrat e të cilave nuk janë publikuar janë shpallur fajtore për trafikimtë grave nga qyteti Khujand për në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2008.

Pasi janë detyruar në prostitucion, viktimat kanë arritur të largohen dhe të kthehen në taxhikistan në vitin 2014, ku kanë bërë padi ndaj dy të dënuarave.

Një prej të dënuarave, 66 vjeçare është dënuar me tetë vjet burg, ndërsa tjetra, 46 vjeçare është dënuar me 12 vjet burg.

XS
SM
MD
LG