Ndërlidhjet

Makaçkala: Hiqen posterat e Stalinit


Ilustrim
Ilustrim

Posterë të mëdhenj të dikatorit sovjetik, Jozef Stalin që gjatë javës u vendosen në hapësira publike në kryeqytetin e Dagestanit, Makaçkala, janë hequr nga aty.

Vendosja e tyre në qytetin e Kaukazit verior të Rusisë më 27 prill, ka nxitur reagime dhe kritika nga blogerët vendor përdoruesit e internetit.

Disa posterë megjithatë mbetën në hapësira publike.

Në Moskë, dhe disa qytete të tjera ruse, portretet e Stalinit janë vendosur në vigjilie të 70 vjetorit të fitores kundër forcave naziste në Luftën e Dytë Botërore që Rusia e feston më 9 maj.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi e kanë dënuar përdorimin e imazhit të Stalinit, duke thënë se ai personalisht ka qenë përgjegjës për represion dhe vdekjen e miliona banorëve sovjetik.

XS
SM
MD
LG