Ndërlidhjet

logo-print

Afganët me vështirësi po përballen me ofenzivën e talibanëve


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e sigurisë afgane kanë vazhduar të luftojnë kundër talibanëve në qytetin verior të Kunduzit, në përpjekje që t’i largojnë ata nga kufinjtë e qytetit.

Mirëpo, pas një javë luftimesh kundër ofenzivës së talibanëve në Kunduz, forcat qeveritare kanë vështirësi që të largojnë militantët nga qarku i Gul Tepit në pjesën veriperëndimore të Kunduzit.

Ndërkohë, deri në 2 mijë luftetarë të talibanëve kanë vazhduar të mbajnë territorin në katër pjesë të Kunduzit, duke iu dhënë atyre pozicione në jug të qytetit, ku gjendet edhe aeroporti strategjik i Kunduzit.

XS
SM
MD
LG