Ndërlidhjet

Breedlove: Rusia mund të nis ofenzivë kundër Ukrainës


Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, Philip Breedlove
Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, Philip Breedlove

Komandanti kryesor amerikan në NATO ka thënë se forcat ruse e kanë shfrytëzuar rënien e intensitetit të luftimeve në Ukrainë që të ripozicionohen për një ofenzivë të mundshme.

“Shumë nga veprimet e tyre janë konsistente me përgatitjet për një tjetër ofenzivë”, ka thënë Philip Breedlove para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Breedlove, komandant amerikan në Evropë, ka thënë se situata në Ukrainë është e “dhunshme dhe e rrezikshme”.

Ai ka thënë se Rusia “po aplikon në mënyrë agresive të gjitha elemenet e fuqisë kombëtare, ato diplomatike, jo formale, ekonomike si dhe ato ushtarake”.

Breedlove ka thënë se “nuk do të kishte kuptim” që Uashingtoni panevojë të hiqte dorë nga opsionet siç është dërgimi i armëve Ukrainës.

XS
SM
MD
LG