Ndërlidhjet

Vlerësohet progresi në armëpushimin e Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, gjatë një bisede telefonike e kanë pranuar se është arritur një lloj i progresit në armëpushimin në Ukrainë.

Liderët e katër shteteve gjithashtu e kanë përmendur progresin në tërheqjen e armatimit të rëndë nga rajoni, njofton Kremlini përmes një komunikate.

Megjithatë, komunikata e Kremlinit, nuk e ka përmendur pretendimin e Kievit se Putini është i hapur që në Ukrainë të dërgohet një forcë paqeruajtese.

Komunikata e presidencës ukrainase thotë: “në kontekstin e diskutimeve të mënyrave të arritjes deri te zgjidhja paqësore (e konfliktit), presidenti Putin e ka pranuar mundësinë e vendosjes së një kontigjenti paqeruajtës në rajonin e Donbasit”.

XS
SM
MD
LG