Ndërlidhjet

Barzani, javën tjetër në Uashington


Lideri kurd, Masud Barzani - Arkiv

Lideri kurd, Masud Barzani - Arkiv

Shtëpia e Bardhë, javën e ardhshme do e mirëpres udhëheqësin e rajonit autonom kurd të Irakut, një aleat në vijën e frontit në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Massud Barzani, do të takohet edhe me presidentin Barack Obama edhe me zëvendësin e tij, Joe Biden, vetëm pak javë pas vizitës së kryeministrit irakian, Haidar al Abadi.

Vizita një javore do të përfshijë bisedime rreth fushatës për të degraduar dhe shkatërruar përfundimisht grupin militant Shteti Islamik që ka okupuar pjesën veriore të Irakut.

Forcat e koalicionit janë duke e planifikuar nisjen e një ofenzive për rimarrjen e qytetit verior të Mosulit nga grupi islamik, që vitin e kaluar e kanë shpallur Mosulin si kryeqytet të “kalifatit”.

Forcat kurde, Pashmerga po konsiderohen me rëndësi kyce për këtë ofenzivë.

Për shkak të rolit të tyre në ofenzivat tjera për rikthimin e kontrollit mbi territoret e tjera të okupuara, SHBA-të janë duke armatosur forcat kurde.

XS
SM
MD
LG