Ndërlidhjet

1 maji, dita e punëtorëve


Ilustrim
Ilustrim

Sindikatët e punëtorëve në tërë botën sot e shënojnë 1 majin, Ditën e Punëtorëve e cila në shumë vende karkterizohet me protesta për atë që konsiderohet si përpjekje e vazhdueshme për të siguruar të drejtat elementare të punëtorëve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar një varg aktivitetesh. Por, pavarësisht kësaj kjo ditë Kosovën e gjen më përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. Përfaqësues të punëtorëve e konsiderojnë të vështirë uljen e shkallës se papunësisë , pasi sipas tyre, autoritet kompetente nuk merren më identifikimin e problemeve por më statistikat.

Protestat e para që kanë çuar deri te shënimi i 1 Majit si Dita e Punëtorëve janë mbajtur në Australi dhe SHBA, ndërsa ishte kongresi i Internacionales së parë të socialstëve dhe anarkistëve në Gjenevë që dolën me propozimin për ditën ligjore të punës prej 8 orësh.

XS
SM
MD
LG