Ndërlidhjet

Senatorët republikanë që aspirojnë të bëhen president të SHBA-ve, po e sulmojnë vazhdimisht Iranin derisa bëjnë përpjekje që me çdo kusht të bllokojnë çfaarëdo marrëveshje bërthamore që administrata e presidentit aktual, Obama është duke e negociuar me Teheranin.

Senatori Ted Cruz, republikan nga shteti i Teksasit i cili së fundi ka njoftuar se do të mundohet të fitoi nominimin republikan si kandidat për president të SHBA-ve, e ka quajtur Iranin kërcënimin e vetëm më të madh për Shtetet e Bashkuara.

Kolegu i tij në Senat, republikani, Marco Rubio, një tjetër kandidat i mundshëm për president i republikanëve po refuzon të tërhiqet nga kërkesa e tij që Senati të votojë disa masa që Shtëpia e Bardhë thotë se mund të shkatërrojë çdo mundësi për marrëveshje me Iranin.

XS
SM
MD
LG