Ndërlidhjet

Zaev akuzohet edhe formalisht për përgjimet


Lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev

Lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev

Prokurori i shtetit në Maqedoni e ka akuzuar formalisht liderin e opozitës rreth rolit të tij në skandalin e përgjimit që e ka sfiduar regjimin nëntë vjeçar të kryeministrit, Nikola Gruevski.

Prokurori, përmes një komunikate të publikuar mbrëmë ka thënë se Zoran Zaev, lideri i partisë opozitare Social Demokrate, do të akuzohet për “dhunën kundër përfaqësuesve më të lartë të trupave shtetëror”.

Komunikata gjithashtu thotë se edhe katër persona të tjerë janë akuzuar.

Akuzat që kanë të bëjnë me një seri përgjimesh të publikuara nga Zaevi dyshohet se tregojnë se si Gruevski dhe zyrtarë të tjerë të lartë flasin për emërimin e gjyqtarëve dhe punësimin e pjesëtarëve të partisë së tyre në pozita shtetërore.

Zaev thotë se përgjimet kanë rrjedhë deri te ai nga një zyrtar shteti.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në kaatër vjet burg.

XS
SM
MD
LG