Ndërlidhjet

Arrestohet Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes


Ilustrim
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Sekretari Organizativ i saj, Dardan Molliqaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës derisa bëhej gati të nisej për një udhëtim në Zvicër.

Sipas një komunikate të këtij subjekti politik, “ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa është dërguar në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë”.

Komunikata gjithashtu thotë se “Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”.

XS
SM
MD
LG