Ndërlidhjet

Kina dhe India lavdërohen për ndihmat në Nepal


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra viktima të termetit në Nepal janë në kërkim të ndihmave derisa ata po kalojnë një periudhë të vështirë si pasojë e termetit më të madh në 80 vjet.

Qeveria e Nepalit duket se e ka të pamundshme që t’ia dal sado pak vetëm të përballet me pasojat, ndërsa ajo po kritikohet nga banorët.

Mirëpo vendet fqinje si India po lavdërohen për ndihmat e ofruara për shtetin e goditur nga termeti 7.8 të shkallës së Rihterit më 25 prill.

“Ne jemi të uritur, nuk kemi ushqime ndërsa qeveria jonë nuk po ndihmon”, thotë 30 vjeçari Arjun Budhathoki, derisa largohet nga Katmandu.

“Qeveria indiane është e vetmja që po ndihmon qytetarët e vendit tim, ata po bëjnë shumë për ne”, thotë më tej ai.

Kina ndërkaq ka dërguar një personel prej 300 vetash në Nepal, ndërsa ka njoftuar se ka ndarë 10 milionë dollarë ndihma.

XS
SM
MD
LG