Ndërlidhjet

Jemen: Armëpushim në Aden


Ilustrim
Ilustrim

Luftetarët që janë besnik ndaj presidentit të Jemenit, Abd Rabbu Mansour Hadi e kanë deklaruar një armëpushim dy orësh në qytetin jugor, Aden pas apeleve të përsëritura të grupeve humanitare.

Qyteti port ka qenë skenë e luftimeve të grupeve rivale sunite dhe shiite, prej muajit mars.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se Aden al Ghad nga luftetarët sunit ka thënë se armëpushimi do të lejonte grupet humanitare që të ndihmojnë personat e zhvendosur dhe trajtimin e të lënduarve.

Nuk është ende e qartë nëse ka filluar armëpushimi.

Një koalicion i shteteve sunite arabe ka bombarduar caqet e rebelëve Huthi prej 26 marsit.

Huthit, që dyshohen se e kanë përkrahjen e Iranit janë duke bërë përpjekje që të marrin nën kontroll edhe Adenin.

XS
SM
MD
LG