Ndërlidhjet

BE kërkon gazin turkmen përmes Iranit


Maros Shefçoviq

Maros Shefçoviq

Komisioneri evropian për enegji, Maros Shefçoviq, ka thënë se Evropa mund të importojë gaz natyral nga Turkmenistani përmes Iranit derisa BE-ja po bën përpjekje që të mos varet më tërësisht nga gazi rus.

Pas takimit me presidentin turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov në Ashgabat, Shefçoviq, ka thënë se të dy zyrtarët kanë diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të një tubacioni përmes Detit Kaspik si dhe një tjetër që do të kalonte përmes Iranit.

Ai ka thënë se progresi diplomatik “pozitivi kohëve të fundit me Iranin ka krijuar mundësi të reja.

Zyrtarët në Iran thonë se ndërtimi i një tubacioni Trans-Kaspik nuk do të ishte ekonomik dhe se opsioni shumë më i mirë do të ishte ndërtimi i një tubacioni që do të kalonte përmes tokës së Iranit.

XS
SM
MD
LG