Ndërlidhjet

Molliqaj u arrestua me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë sqaruar se, arrestimi i sotëm i Dardan Molliqajt, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Molliqaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës derisa bëhej gati të nisej për një udhëtim në Zvicër.

“Kjo ka të bëj me pengimin e personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, gjë që sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Hoxha.

Ai ka shtuar se Molliqaj, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës dhe i njëjti pritet të sillet para organeve të drejtësisë, të cilat, sipas tij, do t’i marrin vendimet e nevojshme.

XS
SM
MD
LG