Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj reagon ndaj arrestimit të Molliqajt


Kryetari i AAK-së. Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së. Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj arrestimit të sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

“Në kohë grevash dhe shprehje të pakënaqësive kolektive të popullit të Kosovës, qeveria e tandemit Mustafa/Thaçi në vend të ofrimit të zgjidhjeve po i ofron Kosovës spektakle dhune. Në asnjë mënyrë nuk e kontestojmë të drejtën që drejtësia të funksionojë, por veprimet e tilla si sot, më tepër duken shprehje e nervozës dhe dëshprimit që protesta e fundit ishte paqësore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë sqaruar se arrestimi i sotëm i Molliqajt është bërë në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Molliqaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës derisa bëhej gati të nisej për një udhëtim në Zvicër.

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se Qeveria e Kosovës, me metoda, sipas saj, represive, nuk do të arrijë të shtypë pakënaqësinë e madhe të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG