Ndërlidhjet

Sharif viziton zonat fisnore të Pakistanit


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka bërë një vizitë të rrallë në zonat fisnore të vendit, ku ka përgëzuar ushtrinë për rivendosjen e rendit.

Sharif ka lavdëruar forcat e sigurisë për, siç ka thënë, mposhtjen e militantëve në Vaziristanin Verior, i cili konsiderohet baza kryesore e talibanëve pakistanezë.

“Paqja është rievendosur. Kjo, për shkak të sakrificave të forcave të armatosura”, ka thënë Sharif në një fjalim televiziv nga Vaziristani Verior.

Ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë kundër talibanëve në këtë rajon në qershor të vitit të kaluar.

Ushtria thotë se ka pastruar shumicën e zonës nga militantët.

XS
SM
MD
LG