Ndërlidhjet

Rasti Freddie Gray: Padi kundër 6 policëve


Nga protestat në Baltimorë pas vrasjes së Freddie Grayt...

Nga protestat në Baltimorë pas vrasjes së Freddie Grayt...

Prokuroria në Baltimorë ka ngritur padi penale kundër të gjashtë policëve të suspenduar pas vdekjes së një personi me ngjyrë në paraburgim.

Njoftimi vjen gati dy javë pasi Freddie Gray, 25 vjeç, ka pësuar dëmtim fatal të kurrizit.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta në Baltimorë dhe qytete të tjera të SHBA-së.

Prokurorja e Baltimores, Marilyn Mosby, ka thënë se “vdekja e Grayt ka qenë vrasje”.

Ajo ka thënë se arrestimi i tij ka qenë i paligjshëm dhe se trajtimi i tij në paraburgim ka arritur në vrasje.

Mosby i ka bërë këto deklarata vetëm pak orë pasi ka marrë rezultatet e hetimit policor.

Gray ka vdekur më 19 prill pas arrestimit një javë më parë.

XS
SM
MD
LG