Ndërlidhjet

Lirohet Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes


Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sekretari organizativ i saj, Dardan Molliqaj, është liruar nga arresti.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë sqaruar se arrestimi i sotëm i Molliqajt është bërë në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Molliqaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës derisa bëhej gati të nisej për një udhëtim në Zvicër.

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se Qeveria e Kosovës, me metoda, sipas saj, represive, nuk do të arrijë të shtypë pakënaqësinë e madhe të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG