Ndërlidhjet

Afganistan: Filloi procesi gjyqësor për vrasjen e femrës nga turma


Pamje nga një protestë në Kabul me të cilën është kërkuar drejtësi për vrasjen e vajzës Farkhunda
Pamje nga një protestë në Kabul me të cilën është kërkuar drejtësi për vrasjen e vajzës Farkhunda

Në kryeqytetin Kabul në Afganistan sot ka filluar procesi gjyqësor kundë të dyshuarve për vrasjen e një femre afgane, më 19 mars të këtij viti.

Në këtë proces, që po transmetohet në televizion, janë 49 vetë të dyshuar, përfshirë edhe disa policë, lidhur me vrasjen brutale nga turma e meshkujve, të vajzës 27 vjeçare, me emrin Farkhunda.

Prokurorët i akuzojnë të dyshuarit se e kishin rrahur vajzën për vdekje, gjatë një sulmi mizor, të nxitur nga akuza e rrejshme se ajo e kishte djegur një kopje të Kuranit.

Pasi Farkhunda ishte vrarë, turma e kishte djegur trupin e saj dhe e kishte hedhur në lum.

Ky incident i rëndë ka shkaktuar protesta të çdoditshme dhe lëvzije të shoqërisë civile për ta kufizuar autoritetin e klerikëve dhe për t’i mbrojtur të drejtat e grave në Afganistan.

XS
SM
MD
LG