Ndërlidhjet

Iran: Kundër “aventurave ushtarake” në Jemen


Pamje e zjarrit pas një sulmi ajror në Jemen nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite
Pamje e zjarrit pas një sulmi ajror në Jemen nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Hossein-Amir Abdollahian, thotë se Irani ka interesa të përbashkëta të sigurisë me Jemenin, dhe nuk do të lejoj që aktorët e tjerë në rajon t’i shkatërrojnë këta interesa.

Agjencia e lajmeve Tasnim ka raportuar sot se ky zyrtar iranian ka thënë se vendet e tjera nuk do të lejohen ta rrezikojnë këtë siguri të përbaashkët me “aventura ushtarake”, që ishte një referencë e qartë për fushatën njëmujore të sulmeve në Jemen nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Raportet ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite janë tensionuar lidhur me konfliktin në Jemen, ku sauditët po e udhëheqin aksionin e përbashkët ushtarak kundër kryengritësve shiitë huthi, që besohet se e kanë mbështetjen e Iranit.

Njëherësh, komuniteti ndërkombëtar e ka përqendruar vëmendjen në përkeqësimin e krizës humanitare në Jemen, ku afro 1,250 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka tërhequr vërejtjen se mungesat e karburanteve mund t’i ndalin të gjitha ndihmat humanitare për në Jemen, brenda “disa ditësh”.

XS
SM
MD
LG