Ndërlidhjet

logo-print

Në “luftën e shekullit” fitoi amerikani Mayweather


Pamje nga posteri i duelit Mayweather - Pacquiao (djathtas)

Pamje nga posteri i duelit Mayweather - Pacquiao (djathtas)

Boksieri profesionist amerikan, Floyd Mayweather, e ka mundur me pikë , rivalin e tij nga Filipinet, Manny Pacquiao, në duelin i cili e kishte fondin më të lartë të shpërblimeve në historinë e këtij sporti.

Këtë takim, mbrëmë vonë në Grand Garden Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte cilësuar si “luftë e shekullit”, e kanë ndjekur afro 17 mijë shikues.

Mayweather, 38-vjeçar, në fillim u ballafaqua me një stil agresiv të boksierit Pacquiao, 36-vjeçar, dhe u mbështet në mbrojtjen e tij të njohur me kundërgoditje, që i mundësoi të dominojë në këtë duel të shumëpritur prej 12 raundesh të kategorisë velter.

Besohet gjerësisht se ky takim ishte më fitimprurësi në historinë e boksit, pasi të ardhurat ishin afro 400 milionë dollarë.

Fituesi Mayweather, i cili pas këtij dueli mbetet i pamposhtur duke triumfuar në 48 takimet në karrierën e tij, mund t’i ketë fituar së paku 180 milionë dollarë.

Ai tha se do të tërhiqet nga boksi në muajin shtator, kur do ta ketë duelin e fundit në karrierë.

Të tre gjyqtarët i dhanë fitore boksierit Mayweather.

Tash ai i mban titujt e kampionit botëror në tri versione: Këshilli Botëror i Boksit (WBC), Asociacioni Botëror i Boksit (WBA) dhe Organizata Botërore e Boksit (WBO), ku deri tash kampion ishte Pacquiao.

XS
SM
MD
LG