Ndërlidhjet

logo-print

Nepal: Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues


Banorët duke i pastruar gërmadhat në shtëpitë e tyre të shkatërruara nga tërmeti

Banorët duke i pastruar gërmadhat në shtëpitë e tyre të shkatërruara nga tërmeti

Zyrtarët e Nepalit thanë sot se numri i të vrarëve nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar, ka arritur në 7,040 vetë, ndërsa ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet, pasi mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur.

Janë plagosur më se 14 mijë njerëz.

Ky tërmet, që ndodhi më 25 prill, e kishte intensitetin prej 7.8 shkallësh.

Tashmë autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e gjetjes së të mbijetuarve eventualë.

Aktualisht, fokusi i autoriteteve ka ndryshuar nga kërkimi në gërmadhat për të mbijeetuarit, në dhënie të ndihmës për ata që janë të bllokuar në hapësirat e largëta.

Shembjet e dheut, moti i keq dhe mungesa e helikopterëve i kanë dëmtuar përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajonet e izoluara.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuaar që Nepali t’i lehtësoj kontrollet doganore, të cilat thuhet se po i vonojnë ndihmat e jashtme.

Nepali i ka hequr tatimet në tenda dhe disa artikuj të tjerë më 1 maj, por Ministria e brendshme e këtij vendi thotë se të gjithë artikujt, që arrijnë nga jashtë duhet të kontrollohen.

XS
SM
MD
LG