Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Përkujtohet tragjedia në Odesë


Pamje nga përkujtimi në Odesë

Pamje nga përkujtimi në Odesë

Në qytetin Odesë në Ukrainë janë mbajtur përkujtime në njëvjetorin e përleshjeve ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë.

Më 2 maj të vitit të kaluar, nga dhuna në Odesë janë vrarë gjithsej 48 vetë.

Problemet kishin nisur kur filluan luftimet ndërmjet dy grupeve, që marshonin në qytet, dhe përfundoi me zjarrin në një ndërtesë të sindikatave, ku mbështetësit e autonomisë për pjesën lindore të Ukrainës, ishin strehuar nga mbështetësit e qeverisë në Kiev.

Nuk është e qartë se si kishte shpërthyer zjarri.

Një mbështetës i qeverisë kishte hedhur bomba zjarri në ndërtesë, por sipas shënimeve zyrtare, ata brenda ndërtesës ndoshta e kanë shkaktuar zjarrin duke hedhur bomba zjarri nga kulmi i ndërtesës në kundërshtarët e tyre.

Me këtë rast në ndërtesë janë vrarë 43 vetë.

Në kryeqytetin Kiev, afro 1,000 demonstrues janë tubuar në një tjetër përkujtim, ndërsa disa pjesëmarrës kanë bartur mbishkrime “ne nuk do të harrojmë, ne nuk do të falim”.

Një tjetër përkujtim me lule dhe qirinjë është mbajtur afër Ambasadës së Ukrainës në Moskë.

XS
SM
MD
LG