Ndërlidhjet

Irak: IS-i e mori përgjegjësinë për sulme nga të cilat u vranë 19 vetë


Pamje e një pjese të Bagdadit me lumin Tigër
Pamje e një pjese të Bagdadit me lumin Tigër

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot e ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet në kryeqytetin Bagdad në Irak, nga të cilat u vranë së paku 19 vetë.

Mbrëmë vonë, dy makina-bomba kanë shpërthyer brenda një periudhe prej 10 minutash, në qendër të Bagdadit.

Zyrtarët e policisë thanë se eksplodimet ndodhën afër restoranteve dhe bizneseve të tjera, që ishin përplot me konsumatorë.

XS
SM
MD
LG