Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: 18 të vrarë pasi minibusi kishte dalur nga rruga


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se së paku 18 vetë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një minubus ka dalur nga rruga dhe ka rënë anash në një territor të largët në pjesën veriperëndimore të Afganistanit.

Një zëdhënës lokal tha se aksidenti i sotëm, me gjasë, ishte shkaktuar nga shpejtësia e madhe dhe grahja e pakujdesshme.

Rrugët në Afganistan nuk janë të mirëmbajtura, ndërsa thuhet se shoferët janë të pakujdesshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga aksidentet në rrugët e Afganistanit në vit e humbin jetën afro 6 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG