Ndërlidhjet

Afganistan: Në gjykatë është paraqitur videoja e vrasjes së vajzës


Pamje nga salla e gjykatës në Kabul në rastin e vrasjes së vajzës Farkhunda
Pamje nga salla e gjykatës në Kabul në rastin e vrasjes së vajzës Farkhunda

Një video në të cilën paraqitej vrasja e një vajze nga turma e meshkujve, sot është transmetuar në një gjykatë në Kabul, në ditën e tretë të procesit kundër 49 të akuzuarve.

Vajza 27 vjeçare, me emrin Farkhunda, ishte akuzuar rrejshëm se i ka djegur faqet e Kuranit.

Një gjyqtar ka kërkuar që të tregohet videoja e xhiruar me telefon mobil, ku shihet turma duke e shqelmuar dhe rrahur vajzën.

Në mesin e të akuzuarve gjenden edhe 19 policë, të cilët janë të dyshuar se kanë dështuar ta parandalojnë sulmin.

Farkhunda ishte rrahur për vdekje dhe pastaj trupi i saj është djegur dhe hedhur në lumë, më 19 mars.

Kjo vrasje ka shkaktuar tmerr dhe protesta të papara në gjithë Afganistanin.

Nuk është e qartë se kur do të shpallet vendimi për këtë rast.

XS
SM
MD
LG