Ndërlidhjet

Jemen: Luftime të ashpra në Aden


Luftetarët që po përballen me rebelit shiit Huthi, në qytetin port të Jemenit, Aden, e kanë sulmuar zonën përreth aeroportit të këtij qyteti të dielën në një operacion që është mbikqyrur nga koalicioni që udhëhiqet nga sauditët, të cilët kanë ofruar përkrahje edhe përmes sulmeve ajrore.

Koalicioni në fjalë është duke bërë përpjekje për rikthimin në pushtet të presidentit jemenas, Abd Rabbu Mansour Hadi.

Ky grup shtetesh që përfshinë edhe tetë shtete të tjera arabe është duke pranuar edhe përkrahje logjistike nga SHBA-të, Britania dhe Franca.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të operacioneve tokësore ushtarake, por deri më tash ka përdorur vetëm sulmet ajrore për të luftuar rebelët Huthi që thuhet se e kanë përkrahjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG