Ndërlidhjet

Izrael: Policia përleshet me demonstruesit etiopianë


Pamje nga Tel Avivi - Arkiv

Pamje nga Tel Avivi - Arkiv

Në Izrael, policia është përleshur me qytetarë të Etiopisë në Tel Aviv, gjatë një proteste kundër racizmit.

Demonstruesit kanë përmbysur veturat e policisë, kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë shkatërruar pronat, ndërsa policinë e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë në Sheshin Rabin.

Policia ka përdorur topa uji dhe granata trullosëse për të shpërndarë turmën.

Së paku 56 oficerë dhe 12 protestues janë lënduar me këtë rast.

Protesta është mbajtur një javë pasi publikimit të një videoje, ku shihet se si policët e gjuajnë dhe e godasin një ushtar me ngjyrë izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka thënë se ai do të takohet më 4 maj me Damas Pakada, ushtarin që është rrahur, si dhe përfaqësues të komunitetit të Etiopisë.

Mbi 135 mijë hebrenj etiopianë jetojnë në Izrael, të cilët kanë emigruar në këtë vend në vitin 1984 dhe 1991.

XS
SM
MD
LG