Ndërlidhjet

Nepal: Ushtria amerikane fillon fluturimet drejt zonave rurale


Nepal - shkatërrimet e shkaktuara nga termeti i 25 prillit

Nepal - shkatërrimet e shkaktuara nga termeti i 25 prillit

Ushtria amerikane do të fillojë sot që të bëj transportimin e ekipeve të shpëtimit dhe të furnizimeve në zonat rurale në Nepal që janë prekur nga termeti i 25 prillit.

Një aeroplan transportues ushtarak amerikan ka arritur tashmë në kryeqytetin nepalez, Katmandu.

Gjenerali amerikan, Paul Kennedy, ka thënë se pilotët do të fillojnë sot fluturimet nga kryeqyteti për në zonat rurale.

Të dhënat e fundit ndërkaq thonë se termeti me fuqi 7.8 të shkallës së Rihterit, ka marrë jetën e 7250 personave, ndërsa ka lënduar 14 mijë të tjerë.

Megjithatë, autoritetet presin që këto shifra të rriten sapo ekipet e shpëtimit të arrijnë zonat malore të cilat janë goditur ashpër nga termeti më i fuqishëm në 80 vitet e fundit në Nepal.

XS
SM
MD
LG