Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia, ushtrim ushtarak në Mesdhe


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping - Arkiv

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping - Arkiv

Presidenti kinez, Xi Jinping pritet të vizitojë Rusinë, Kazakistanin dhe Bellorusinë gjatë një udhëtimi zyrtar.

Sipas ministrisë së jashtme kineze, Xi, do të ndalojë fillimisht në Kazakistan më 7 maj dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë ku ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë për fitoren e para 70 vjetëve të forcave sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Analistët thonë se Xi ka zhvilluar lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy vendet, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndajnë qëndrime të njëjta në disa tema të ndjeshme, përfshirë edhe përkrahjen e regjimit të Bashar al Assadit në konfliktin në Siri.

Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se flotat ushtarake detare do të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët në Mesdhe, gjatë këtij muaji.

Më 10 maj, Xi do e përmbledh turin e tij diplomatik me një qëndrim tre ditor në Bellorusi.

XS
SM
MD
LG