Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmohen punonjësit e prokurorisë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë thënë se një sulm vetvrasës në një autobus qeveritar në Kabul ka lënduar së paku 10 persona.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, që ka ndodhur sot në një autobus që bartte punonjësit e zyrës së prokurorit afganë të cilët shkonin në punë në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Najeeb Danish, ka thënë se të lënduarit mund të jenë të gjithë civil.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi delegacioni afganë është takuar për bisedime me përfaqësuesit e talibanëve në Katar, takim ky që shihet si përpjekje për t’i dhënë fund fushatës së grupit militant kundër qeverisë.

XS
SM
MD
LG