Ndërlidhjet

Vriten 8 ushtarë indianë në sulmin separatist


Ilustrim

Ilustrim

Së paku tetë ushtarë indianë janë vrarë dhe së paku pesë të tjerë janë plagosur kur një konvoj ushtarak është sulmuar nga separatistë të armatosur në Indinë verilindore.

Zyrtarë të policisë së indisë kanë thënë sot se militantët kanë hapur zjarr ndaj trupave para se të shpërthenin një bomb në rajonin rural të Nagalandit, afër kufirit me Birmaninë.

Një prej zyrtarëve ka thënë se katër ushtarë konsiderohen të zhdukur.

Policia thotë se Këshilli Kombëtar Socialist i Nagalandit që është grup i shpallur i jashtëligjshmë, dhe që është duke luftuar për dekada me radhë për shtetin e fiseve Naga, mund të jetë përgjegjës për sulmin.

Grupi militant e ka anuluar një armëpushim shumë vjeçar muajin e kaluar pasi e ka kritikuar qeverinë indiane se nuk është serioze sa i përket kushteve të lëvizjes.

India ka shtatë shtete në verilindje të saj, ku jetojnë dhjetëra grupe fisnore dhe milicitë e tyre të armatosura.

XS
SM
MD
LG