Ndërlidhjet

Britani: Blur, kryeson listën e albumeve më të sukseshme


Ilustrim
Ilustrim

Grupi britanik Blur ka arritur majën e listës së albumeve më të sukseshme në Mbretërinë e Bashkuar me albumin, “The Magic Whip”.

Ky është albumi i parë i grupit pas 12 vjetësh, njofton kompania që harton listat e albumeve më të pëlqyera në Britani.

Pothuajse 24 vjet prej albumi të tyre të parë, Blur rikthehen me sukses të jashtëzakonshëm duke e hequr nga kryesimi i listës, albumet “1989” të Taylor Swift dhe “Chaos and the Calm” të James Bay.

Në vendin e katërt për këtë javë gjendet albumi “Stages” i Josh Groban, para albumit “Title” të Meghan Trainor.

XS
SM
MD
LG