Ndërlidhjet

Mina tokësore vret dy ushtarë ukrainasë


Ilustrim
Ilustrim

Dy ushtarë të Ukrainës janë vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një mine tokësore në rajonin Lluhansk, në lindje të vendit.

Hennadiy Moskal, udhëheqësi ukrainas i këtij rajoni, ka thënë sot se vetura ushtarake e Ukrainës e ka shkelur dje minën në afërsi të fshatit, Yekaterinivka.

Moskal ka thënë se të dy personat në veturë janë vrarë menjëherë si pasojë e shpërthimit.

Pjesa jugore e rajonit të Lluhanskut kontrollohet nga separatistët pro rusë.

Mbi 6100 njerëz janë vrarë si pasojë e luftimeve në mes të forcave ukrainase dhe rebelëve pro rusë në Ukrainën lindore gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG