Ndërlidhjet

Clinton mbron donatorët e fondacionit në emrin e familjes


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, e ka mbrojtur mbledhjen e parave për Fondacionin në emrin e familjes së tij duke thënë se nuk ka asgjë të “keqe” në lidhje me donatorët e huaj që duan të ndihmojnë grupe humanitare që iu japin ndihmë të varfërve.

Në një intervistë që është transmetuar në NBC të hënën, Clinton, bashkëshortja e të cilit është duke kërkuar nominimin demokrat për zgjedhjet presidenciale, gjithashtu ka thënë se pagesat për fjalimet e tij i krijojnë pavarësi.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të kërkoj të paguhet për fjalimet e tij.

Ish presidenti amerikan ka thënë se do ta merrte në konsideratë që të tërhiqet nga fondacioni nëse Hillary Clinton do të zgjidhej president në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG