Ndërlidhjet

Kerry këtë javë, në Riad dhe Paris


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të udhëtojë për në Arabi Saudite dhe Paris gjatë kësaj jave për të diskutuar çështje të Lindjes së Mesme, një nga zëdhënëset ka njoftuar sot.

Kerry do të shkoj të mërkurën në Riad, ndërsa një ditë më pas do të takohet me liderët kryesor saud për të diskutuar çështje të sigurisë rajonale, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf.

Arabia Saudite është duke e udhëhequr një koalicion që po kryen sulme ajrore ndaj caqeve të rebelëve shiit, Huthi në Jemen që thuhet se e kanë përkrahjen e Iranit.

Pas Riadit, Kerry do të shkojë në Paris për tu takuar me ministrat e jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit për të diskutuar sigurinë dhe çështje të tjera të këtij rajoni.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në shënimin e fitores së aleatëve në Luftën e Dytë Botërore dhe do të takohet me homologun francez, Laurent Fabius.

XS
SM
MD
LG