Ndërlidhjet

Britani: Charlotte Elizabeth Diana – emri i princeshës së porsalindur


Kate dhe Villiam me vajzën e porsalindur

Kate dhe Villiam me vajzën e porsalindur

Zyrtarët mbretërorë në Britani thanë se emri i princeshës së porsalindur është Charlotte Elizabeth Diana.

Princesha e vogël është fëmiu i dytë i Princit William dhe i bashkëshortes së tij Kate, që e ka titullin Dukesha e Kembrixhit.

Charlotte, ekuivalent i formës femërore të emrit Charles, e përkujton gjyshin e vajzës, Princin Charles. Emrat e mesëm, e nderojnë Mbretëreshën Elizabeth II, që është stërgjyshe, dhe Princeshën e ndjerë Diana, nëna e Williamit.

Princesha e porsalindur është e katërta në linjën për në fron, pas gjyshit Charles, babait William, dhe vëllaut George.

William dhe Kate e treguan princeshën e porsalindur më 2 maj, 12 orë pasi Kate ishte pranuar në një spital londinez për lindje.

Sot, më herët gjatë ditës, zilet në Westminster Abbey kanë kumbuar fuqishëm, ndërsa janë dëgjuar të shtënat e nderit në gjithë Londrën në nderim të princeshës së porsalindur.

XS
SM
MD
LG