Ndërlidhjet

logo-print

Dëshmitarja: E befasuar me ekstremizmin e vëllait të Dzhokharit


Pamje e një pjese të Bostonit

Pamje e një pjese të Bostonit

Disa familjarë të të dënuarit për sulm me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, janë paraqitur sot në një gjykatë federale në Boston, për të dëshmuar në fazën e dytë të procesit kundër tij, me ç’rast porota do të përcaktoj nëse ai do të dënohet me vdekje për vrasjen e tre njerëzve dhe plagosjen e më se 260 të tjerëve, në sulmin me bombë në vitin 2013.

Një pjesëtar i familjes i tha gjykatës se Tamerlani, vëllai i Dzhokharit, e kishte shfaqur ndjenjën për “tërbim të urrejtjes” gjatë një vizite në Rusi në vitin 2012.

Kushërira e vëllezërve Tsarnaev, Naida Suleimanova, tha se ajo ishte e frikësuar kur kishte mësuar se Tamerlani kishte përqafuar pikëpamje ekstremiste.

Porota duhet të vendos nëse Dzhokhar Tsarnaev, 21 vjeçr, të ekzekutohet ose të dënohet me burgim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bombë.

Avokatët mbrojtës janë përpjekur për ta paraqitur Dzhokharin si lojtar të dytë, pasi kryerja dhe udhëheqja e sulmit, sipas tyre, ishte bërë nga Tamerlani, i cili ishte vrarë pas të shtënave me policinë, katër ditë pas sulmeve me bombë afër vijës së finisht në Maratonën e Bostonit, më 15 prill të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG