Ndërlidhjet

SHBA: Obama pritet ta nominoj shefin e ri të Shtabit të Bashkuar


Joseph Dunford

Joseph Dunford

Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti, Barack Obama, pritet që gjatë ditës së sotme ta nominoj gjeneralin, Joseph Dunford, për kryesues të ri të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.

Zoti Dunford, 59 vjeçar, në këtë post do ta zëvendësoj gjeneralin e armatës, Martin Dempsey, i cili pritet të tërhiqet në muajin shtator.

Gjërësisht pritet që gjenerali Dunford, ish komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, me lehtësi do ta fitoj konfirminin në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ky gjeneral ishte i njohur me nofkëln “luftëtari Joe” në betejat në Irak, ku ishte i përfshirë në udhëheqjen e forcave gjatë invadimit amerikan në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG