Njëri nga dy personat e armatosur, që kanë shtënë në një garë për karikakturat e Profetit Muhamed në Teksas, është identifikuar nga një zyrtar i zbatimit të ligjit, si person që kishte lidhshmëri me hetimet për terrorizëm.
Të dy personat e armatosur ishin vrarë nga një oficer policie, i cili nuk ishte në detyrë, në ngjarjen në lagjen Garland në Dallas, më 3 maj.
Agjencia FBI tha mbrëmë se e ka bastisur një kompleks banesor në Feniks, në shtetin jugor amerikan, Arizona, dhe i ka analizuar dy makina në terren.
Autoritetet besojnë se banesa i takon njërit prej personave me armë, i cili është identifikuar si Elton Simpson.
Ky zyrtar i agjencisë për zbatimin e ligjit, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se hetuesit po e bastisin pasurinë e Simpsonit lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se “nuk ekziston formë e shprehjes, që e arsyeton një akt të dhunës”.
Nisma Amerikane për Mbrojtje të Lirisë ishte organizuese e një gare për përshkrimin më të mirë të karikaturave të Profetit Muhamed, ndërsa çmimi i parë ishte 10 mijë dollarë.
Sipas regjistrimit tatimor, mision i këtij grupi është të veproj kundër “kapitullimit ndaj xhihadit global dhe superioritetit islamik”.