Ndërlidhjet

logo-print

AI: Dënohet abuzimi nga qeveria dhe kryengritësit në Siri


Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), thotë se foprcat e qeverisë së Sirisë dhe kryengritësit, i kanë shkelur të drejtat e njeriut në qytetin verior, Alepo.

Në raportin e publikuar sot, ky grup thekson se disa aksione të forcave të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, paraqesin krime kundër njerëzimit.

Mëtutje, thuhet se fushata ajrore e vazhdueshme e ushtrisë së Sirisë kundër territoreve, që janë nën kontrollin e kryengritësve të qytetit të ndarë Alepo, kanë shkaktuar viktima të mëdha civile.

Amnesty International e ka dënuar përdorimin e të ashtuquajturave bomba-fuçi nga forcat qeveritare, duke thënë se natyra e pakontrolluar e armatimit sugjeron se cilivët ishin në shënjestër në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme.

Amnesty International thotë se taktikat e tilla paraqesin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

AI po ashtu, tha se grupet kryengritëse kanë kryer abuzime duke përdorë armatim jopreciz, siç janë predhat dhe raketat e improvizuara kundër lagjeve nën kontrollin e qeverisë.

Në raport dokumentohet edhe përdorim i shpeshtë i torturës, burgosjet arbitrare dhe rrëmbimet nga të dy palët në konflikt.

XS
SM
MD
LG