Ndërlidhjet

Francë: Babai e kritikon vajzën e vet për pezullim nga partia


Jean-Marie Le Pen
Jean-Marie Le Pen

Themeluesi i Frontit Kombëtar në Francë, Jean-Marie Le Pen, e ka kritikuar lideren aktuale të kësaj partie, Marine Le Pen, që është vajza e tij, pasi ajo e suspendoi atë nga anëtarësia në këtë parti të së djathtës ekstreme.

Gjatë një interviste në Radion Franceze, Le Pen, 86 vjeçar, tha se do të ishte “skandaloze” nëse vajza e tij, Marine Le Pen, zgjedhet presidente e Francës.

Suspendimi i zotit Le Pen nga partia është shpallur dje, pasi ai kishte bërë komente se dhomat naziste të gazit gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, ishin thjesht gjëra të parëndësishme.

Marine Le Pen po përpiqet ta distancoj vetveten dhe partinë nga imazhi racist dhe antisemit, pasi përgatitet për tu kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.

Babai i saj tha sot se suspendimi i tij dhe rreziku që ta humbë titullin e kryetarit të nderit të partisë, paraqet “tradhti” dhe ai tash nuk dëshiron që ta shoh fitoren eventuale të vajzës së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

XS
SM
MD
LG