Ndërlidhjet

Somali: Kerry bisedon me zyrtarë të lartë dhe grupe civile


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot ka arritur në Somali, për një vizitë të paparalajmëruar në këtë vend afrikan, që përpiqet të ripërtrihet pas dy dekadave të luftës dhe vite të tëra të betejës kundër kryengritjes islamike të militantëve të grupit Al-Shabaab.

Kjo është vizita e parë e zotit Kerry në Somali, prej se është sekretar amerikan i shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan planifikon të takohet me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, pastaj me kryeministrin, liderët provincialë dhe grupet civile.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, zyrtarët amerikanë nuk kanë treguar se kur do të mbahen takimet.

XS
SM
MD
LG